AKTUALITET, 21 Shtator 2019, 13:41

A ka marrë mesazh nga Edi Rama? Tahiri bëhet nervoz dhe nuk i jep përgjigje gazetares (VIDEO)

A ka marrë mesazh nga Edi Rama? Tahiri bëhet nervoz dhe nuk i jep



I bindur se nuk ka shpërdoruar detyrën në asnjë moment, ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se do të apelojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda.

Ai doli në një konferencë për median mesditen e sotme ku tregoi të vërtetën e tij: Pse vendosi të heqë dorë nga mandati i deputetit dhe të përballet i vetëm me drejtësinë.

Gazetarja

Kryeministri Rama akoma nuk ka bërë një publikim në lidhje me vendimin tuaj, por a keni marrë ju një mesazh nga ai, duke qënë se thatë pak me parë se keni marrë nga dashamiresit e partisë socialiste, a keni marrë një mësazh nga kryeministri Rama në lidhje me vendimin?

Saimir Tahiri

Nuk e kuptoj pse duhet të më pyesni mua , a ka folur kryeministri per këtë vendim apo jo, fare, dhe rrugës së drejtësisë i shkoj i vetëm përpara, kjo është më e rëndësishmja, me habisni si keni kuriozitet për çdo gjë përveç vendimit të gjykatës, nuk e kuptoj. Faleminderit

https://www.youtube.com/watch?v=7H5U3uX4A3k