AKTUALITET, 5 Janar 2020, 10:31

Kujdes nga ngricat, sinoptikanët tërheqin vëmendjen

Kujdes nga ngricat, sinoptikanët tërheqin vëmendjen


Mot në përkeqësim, erë e fortë, borë, ngricë dhe temperatura që do të shënojnë ulje.

Ky është parashikimi i motit sipas Shërbimit Meteorologjik, ndërkohë që më shumë kujdes duhet të bëjnë të gjithë ata që kane plane për udhëtime.

Parashikimi sipas SHMU:

Ditën e diel, moti në vend parashikohet me vranësira mesatare e të dendura përgjatë lindjes. Gjatë ditës do të bëhen të pranishme reshje të lehta bore në veri, verilindje, jug dhe juglindje, ndërsa në bregdetin jugor reshje shiu të dobëta.

Për të gjithë ju që do të udhëtoni, era do të fryjë me drejtim verilindje-veri, e prej orëve të mesditës fiton shpejtësi e vrullshme dhe me rrahje në të gjithë bregdetin, zonat e ulëta e lugina. Në brigjet e Jonit, stuhi ere. Kjo situatë, do të sjellë shtim të dallgëzimit të forcës 6-7 ballë.

Kujdes i veçantë duhet të tregohet nga ngricat që do të jenë të pranishme në të gjithë vendin në mëngjes e kryesisht në mbrëmje.

Temperaturat, do të pësojnë rënie e cila do të jetë e ndjeshme në orët e pasdites e të mbrëmjes, më konkretisht në:

zonat malore -6ºC deri në 0ºC

zonat e ulëta -2ºC deri në 10ºC

zonat bregdetare -1ºC deri në 11ºC

Fundjavë të bukur në vazhdim!