AKTUALITET, 22 Mars 2019, 16:42

Kujdes nëse udhëtoni drejt Rinasit, nga nesër devijohet trafiku për shkak të punimeve

Kujdes nëse udhëtoni drejt Rinasit, nga nesër devijohet trafiku

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se duke filluar nga nesër ora 9:00-17:00 në aksin “Mbikalimi Kasharit – Rinas” në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit do të fillojë puna për realizimin e disa punimeve emergjente për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë rrugore në këto pika të rrezikshme.

Trafiku do të devijohet me një kalim në këto 2 kryqëzime përgjatë kryerjes së punimeve.

Lëvizja e mjeteve do të udhëhiqet nga punonjësit e Policisë Rrugore dhe nga punonjësit e kompanisë që do të realizojë punimet.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për oraret në të cilat do të devijohet trafiku.