AKTUALITET, 22 Mars 2019, 16:05

Pësoi parainfarkt? Rama: Njerëz jemi dhe edhe mund të sëmuremi, por isha në...

Pësoi parainfarkt? Rama: Njerëz jemi  dhe edhe mund të

Kryeministri Edi Rama përmes rubrikës “Përgjigja ime” komentoi edhe lajmin e publikuar për gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa tha se vizita e tij në Francë dhe Berlin ka qenë për hallin e Shqipërisë dhe jo për shëndetin e tij.

“ Ne do të flasim nesër më gjatë dhe më gjerë dhe kushdo është i mirëseardhur. Siç e shihni jam mirë dhe nuk jam në spital në Berlin. Njerëz jemi dhe edhe mund të sëmuremi. Kam qenë në Francë dhe në Berlin për punë dhe hallin e Shqipërisë dhe jo për shëndetin tim, por isha për të kërkuar ndihmë për hapjen e negociatave. Nuk ishte vizitë zyrtare, por një vizitë informale. E tërë kjo, ishte sajesë e kazanit të opozitës sonë rrugëhumbur”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se do padisë në gjykatë ata që sajuan për sëmundjen e tij.

“Fatkeqësisht shumë miq këtu në Shqipëri dhe jashtë, që qeshën me këtë historinë e sëmundjes. Ataku në zemër sajesë e kazanit të opozitës tonë rrugë humbur, kjo do të thotë të prekësh fundin. Me keqardhjen për shqetësimin që është krijuar, nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i mëshiroj. Do u kërkoj që të përgjigjen në gjyq dhe të paguajnë për sajesën. Se unë qenkam shtruar në Gjermani në spitalin me emrin Mustafa Rama, me një emër fals dhe me mbiemrin tim, për të qeshur për mua dhe për të qarë për ju. Udhëheqësit tuaj dritëshkurtër dhe pa të ardhme. Sot po përgatitem për Kongresin nesër, iu ftoj të vini në orën 12:00 në sheshin Nënë Tereza, për ciklin bashkia që duam për Tiranën. Nesër është dita e ndezjes së motorëve elektoralë për të gjitha bashkitë.” tha Rama ndër të tjera.