TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot mbi vendin tonë do të vijojnë të jenë në qarkullim masat ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira në zhvillim të cilat do të bëhen më tepër prezente nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët dhe mesatar do të përfshijnë kryesisht jugun, një pjesë të qendrës dhe të gjitha zonat malore në lindje. Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokale.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim 1-7 m/s e përkohësisht në bregdet e gjatë shtrëngatave deri në 10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 16/29 re diell
Kukës 13/28 re shi diell
Lezhë 19/29 re diell
Dibër 12/25 re shi diell
Durrës 17/29 re diell
Tiranë 19/30 re shi diell
Elbasan 17/30 re shi diell
Berat 17/30 re shi diell
Vlorë 15/27 re shi diell
Korçë 14/23 re shi diell
Gjirokastër 14/25 re shi diell
Sarandë 15/25 re shi diell.