TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Monika Kryemadhi hedh dritë mbi prapaskenën e djegies së mandateve. Pas deklaratës së Presidentit Meta se ai e ka kundërshtuar nga Gjermania këtë lëvizje, Kryemadhi thyen heshtjen. Ajo ka deklaruar se fillimisht kishte vendosur që ta digjte mandatin vetëm ajo në shenjë simbolike.
E ftuar në “Open”, Kryemadhi tha se ajo ka shkuar në zyrën e Bashës dhe vendimi fillestar ishte që ta digjte vetëm ajo mandatin, por kryesia i ka dalë kundër.
“Më doli struktura kundër. Fillimisht vendosëm që vetëm unë ta digjia mandatin dhe askush tjetër, por më dolën kundër. Këtë diskutova dhe sapo dolëm nga zyra e Bashës, këtë vendim kishim marrë. Do të ishte thjesht diçka simbolike,”- tha Kryemadhi.
Kryemadhi tha se humbja e LSI-së është largimi i 100 mijë të rinjve nga Shqipëria. Fitorja e LSI-së është kthimi i të rinjve në Shqipëri
“Humbje për LSI-në është largimi i 100 mijë të rinjve nga Shqipëria. Fitorja e LSI-së është kthimi i të rinjve në Shqipëri. Hajdeni të diskutojmë, si mund t’i kthejmë këta të rinj në Shqipëri?”- tha Kryemadhi më tej.
Mbrëmë, Presidenti Meta deklaroi se i kishte thënë Kryemadhit, që largimi nga parlamenti ishte lënie fushe bosh.