AKTUALITET, 5 Prill 2021, 22:00

Kryemadhi: Rama ka investuar shumë për të sulmuar listën e LSI

Kryemadhi: Rama ka investuar shumë për të sulmuar listën e

Duke folur mbi listën e kandidatëve për deputëtë të LSI në 12 qarqet e vendit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, u shpreh se ajo ka kaluar në proces Vettingu.

Por sipas Kryemadhit, kundër listës së LSI ëshët investuar shumë në qarqe diplomatike për të sulmuar listën e LSI. Teksa theksoi se LSI ka listat më të pastra, një konfirmim i dhënë dhe nga KQZ që e kaloi pa asnjë ndryshim.

Është investuar shumë, sidomos në qarqe diplomatike për të intimiduar dhe sulmuar listën e LSI, por për një gjë të jeni të bindur, që ajo është akoma më e rëndësishme dhe që dua të them është që lista e LSI është e pastë dhe e kristaltë dhe më e pastër se çdo listë tjetër. Ne kemi qenë të hapur për çdo propozim apo lloj subjekti që ka pasur një këndvështrim, deklarimi të tyre. Ka kaluar një proces vettingu.

Është e vetmja listë në KQZ që ka kaluar pa asnjë ndryshim pike e presje. Siç kanë të gjithë pasi i kanë marrë me short. Dy kandidatë janë në verifikim pasi kanë thyer vizën e punës kur kanë qenë a në Francë dhe kanë kërkuar azil politik dhe është kthyer dhe tjetri në Greqi. Por ata e kanë të deklaruar. Unë mendoj që duke u marrë me LSI kanë dashur më shumë për të larguar vëmendjen nga dështimet e tyre. Ne kemi qenë shumë fair”,- tha Kryemadhi në një intervistë për TV Skampa në Elbasan.