AKTUALITET, 5 Prill 2021, 21:50

Basha: Do t'i siguroj opozitës kryeministrin në hije. Opozita nuk do jetë rifuxho për kriminelët!

Basha: Do t'i siguroj opozitës kryeministrin në hije. Opozita nuk

Në "Çim Peka Live", kryetari i Opozitës, Lulzim Basha foli edhe për marrëdhënien që do të ketë qeveria e tij me opozitën e nesërme dhe se si do të mundet të çojë për kallëzim penal parlamentarë të kësaj opozite, që janë përfshirë në afera korruptive.

"Opozita ëshët institucion nuk është rifuxho për kriminelët. Të ndëshkosh ata që kanë bërë zullume nuk do të thotë ta kthesh opizitën në rifuxho dhe ti thuash meqë je opozita unë nuk të prek se kështu prek opozitën. Opozita e ardhshme do të ketë hapësirë evropiane dhe ky është një koncept që e kam shtjelluar gjerë e gjatë dhe që e kam prekur edhe në librin që sapo kam botuar.

Unë po ju them këtu që do të institucionalizohet edhe zyra e kryeministrit hije, që do të ketë akses në informacion të privilegjuar që e ka edhe kryeministri, me qëllim që të krijojmë një bashkëpunim midis qeverisë dhe opozitës në funksion të interesyt publik.

Sigurisht që rolet janë të ndara. Qeveria ka rolin e vet, opozita të sajin. Një opozitë e fortë është një garanci e fortë që qeveria e ardhshme nuk do të degjenerojë as në populizëm, as në propagandë, as në autoritarizëm. Institucioni opozitës jo vetëm do të jetë i garantuar nga unë, por do të jetë shembull në Ballkan", tha Basha.