AKTUALITET, 5 Prill 2021, 21:12

Basha: Ja cilat do të jenë prioritetet tona në 100 ditët e para të qeverisjes

Basha: Ja cilat do të jenë prioritetet tona në 100 ditët e

Kryetari i Opozitës foli në "Çim Peka Live" në Syri.tv edhe për detyrat e para në 100 ditët e para që do të ndërrmarrë qeveria e tij menjëherë sapo të marrë pushtetin.

"Kemi një plan pune të detajuar që ka marrë dy vite kohë për ta detajuar.

Një pjesë të caktuar, si dhe pjesë e këtij plani pune është nisja e zbatimit pa vonesë të disa prej objektivave më emergjente.

Tre objektiva spikasin.

Normalizimi i shteti që sot de facto nuk ekziston. Sot Shqipëria është kantandisur në një shtet letre dhe autoriteti i vetëm është facebooku i kryeministrit,

Kthimi i llogarisë dhe demokracisë është prioriteti ynë

Trajtimi i problem më kryesor të shqiptarëve që është ekonomia në rënie, dhe kostoja e jetesës

Dy sfida që i janë mbivendosur keqqeverisjes.

Pandemia dhe rindërtimi", tha Basha.