TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se aeroporti i Kukësit do të hapet brenda pak ditëve, kur na ndajnë vetëm tre javë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Duke dashur ta përdorë inagurimin e këtij aeroporti, për fushatën elektorale, Rama, i entuziasmuar ka deklaruar se të parët që do të shkelin në këtë aeroport janë "çunat e Kukësit" nga Londra, që votojnë PD-në, një batutë që kryeministri ka kohë që e përdor, për t'u thënë votuesve të PD-së, se pavarësisht bindjeve të tyre politike, ai të gjithë qytetarët i ka njëlloj.
Por, duket se Rama ka harruar se fluturimet direkte me Mbretërinë e Bashkuar, janë të ndaluara, sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve, të cilët edhe pse shifra e infektimeve në MB kanë rënë ndjeshëm, nuk e kanë rrëzuar këtë vendim. Por, tashmë që foli shefi dhe i duhen disa "çuna nga Londra" për fushatën elektorale, zonja Mira Rakacolli dhe i gjithë Komiteti i plotfuqishëm i ekspertëve, pritet që urgjentisht të urdhërojnë hapjen e fluturimeve.
“Aeroporti i Kukësit për pak ditë do të hapë dyert për uljen e parë të Air Albania-s me çunat e Kukësit që do vijnë nga Londra të seleksionuar në bazë të numrit të sharjeve dhe të përqeshjeve ,që më kanë bërë mua, kur thoja që do të bëjmë Aeroport në Kukës”, u shpreh Rama.
Në Mbretërinë e Bashkuar, fluturimet ndërkombëtare janë për momentin të ndaluara me ligj, me përjashtim të udhëtimeve për punë, arsye shëndetësore, ose për të votuar në zgjedhje.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2021/03/31/pikepyetjet-e-bllokimit-te-fluturimeve-me-britanine-e-madhe-jo-fluturime-direkte-por-lejohen-ato-tranzit/