TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në studion e “Open”, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është përplasur "live" me të gjithë analistët pranë qeverisë.
Kryemadhi e akuzoi gazetarin Bollino se, përfiton 10 milionë euro me koncesionet që ka marrë nga Rama. “Ti je më i pasur se unë. Ke dy shtëpi, ke një media, ke dhe koncensionin e Bunkart. Si thotë Klosi? Katër milionë turistë nga 10 euro janë 40 milionë euro”,’- tha Kryemadhi.
“Pra, ju jeni një familje e varfër”- vijoi Bolino.
“Jo, jo nuk jam familje e varfër, por ju jeni më të pasur se unë. Unë pasurinë e kam nga babai”- vazhdoi përplasjen Kryemadhi.
“Ju jeni pasuruar në Shqipëri”,- vijoi përsëri Kryemadhi me akuzat ndaj Bolinos.
Një tjetër përplasje e fortë mes Monika Kryemadhit dhe gazetarëve Eni Vasili dhe Alban Dudushi në "Open" në Top Channel. Përplasja nisi kur zonja Kryemadhi tha se mediat po i bëjnë qoka Edi Ramës. Aty ndërhyri Eni Vasili duke i thënë Kryemadhit që Open asnjëherë nuk i ka bërë qoka dikujt.
“Akuza ime e parë është 51 viktma të vrarë me dashje. Familja Lala vdiq sepse nuk kishte 2 fadroma për të mbajtur soletën, pasi banesa nuk u rrëzua menjëherë”- tha Kryemadhi.
Në ato momente ndërhyri Alban Dudushi i cili i tha Kryemadhit që nuk jeni eksperte përtë folur për atë pjesë.
“Ju Alban nga i dini përgjigjet që thoni në emision?- e pyeti Kryemadhi Dudushin.
“Unë pyes eskpertët”- iu përgjigj Alban Dudushi.
“Edhe unë kam ekspertët e mi”,-vijoi Kryemadhi.
“Na e thuaj kujt i referohesh”,- vijoi Dudushi.
Në këto momente, Kryemadhi akuzoi gazetarin Alban Dudushi, se bën për qoka ndaj qeverisë.
“Ju i bëni qoka. Që me atë emisionin që bëtë me studentët”- tha Kryemadhi.
Cilët studentë? Ju i bëtë presion studentëve që të mos marrin pjesë në emission”, tha Dudushi.
Debati u zhvillua edhe mes Besart Kadisë dhe Monika Kryemadhit. Debati nisi kur Kadia i tha Kryemadhit që në këtë rast të tregohet më shtetare dhe jo kaq shumë politikane.
“Besart je i ri në politikë, të uroj suksese. Paguhesh nga oligarkët dhe je me Edi Ramën”- iu përgjigj akuzave Kryemadhi.
“Nuk mund të flisni dhe të analizoni jetën private të dikujt. Ju kam kritikuar kur ishit në pushtet. Keni pasur 8 vite në pushtet”- iu kundërpërgjigj Kadia.
Ti paguhesh nga shqiptarët, ti paguhesh nga ato që vjedhin shqiptarët- iu kundërpërgj Kryemadhi.