TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot, e gjithë vëmendja e tifozëve të futbollit në Shqipëri është e përqendruar te derbi kryeqytetas, me Tiranën dhe Partizanin që përplasen kundër njëra-tjetrës në “Selman Stermasi”, sfidë e vlefshme për javën e 24-të të Superiores.
Të dy trajnerët kanë zgjedhur lojtarët që do të aktivizojnë nga minuta e parë në këtë sfidë shumë të rëndësishme. Tekniku Mema nuk ka preferuar të bëjë ndryshime, duke aktivizuar të njëjtin formacion si atë kundër Skënderbeut.
Gega ka pasur disa kushtëzime, për shkak të mungesës së Trashit. Në vend të mbrojtësit të majtë, tekniku i Partizanit ka aktivizuar Hektor Idrizajn, i cili ka luajtur dhe më parë në këtë pozicion. Kjo sfidë është shumë e rëndësishme për sezonin e të dyja skuadrave dhe favorit, nuk mund të ketë…
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 24
E premte, më 1 mars, ora 18:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë
TIRANA – PARTIZANI
Tirana: Abibi – Kërçiku, Turtulli, Imami, Hoxhallari – Mauexhe, Karabeci, Hasani – Kobina, Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema Në dispozicion (Lika, Atinga, Daja, Doka, Halili, Muça, Muçi)
Partizani: Hoxha – Ibrahimi, Atanda, Belica, Idrizaj – Telushi, Mala – Asani, Duka, Mensah – Bardhi. Trajner: Skënder Gega
Gjyqtar: Enea Jorgji