AKTUALITET, 16 Shtator 2018, 11:22

Termeti i këndoi Enver Hoxhës, deputeti i PD kërkon shkarkimin e tij

Termeti i këndoi Enver Hoxhës, deputeti i PD kërkon shkarkimin e

Deputeti i PD, Tritan Shehu kërkon shkarkimin e kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi, pasi në një video të publikuar shihet duke i kënduar diktatorit Enver Hoxha.

Shehu i kërkon kryeministrit, si deputet i Qarkut, shkarkimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Tepelenës.

Ai thekson se edhe Prokuroria duhet të veprojë ndaj tij për shkelje të ligjit.

Deputeti demokrat i bën thirrje, opinionit publik, shoqatave të ish të përndjekurve dhe medias të reagojnë rreth këtij skandali.

Termeti i “bëmave të medha”, mbrëmë në darken zyrtare të shtruar nga Bashkia e Tepelenës me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të saj, i thur lavde e këndon për diktatorin Hoxha, gjë që më tej e publikon.

Sipas tij, kjo është një sfidë e vërtetë ndaj ligjit, demokracisë dhe një ofendim për proceset tona demokratike.

Gjithashtu, edhe një arrogancë pa kufi ndaj ish të persekutuarve dhe gjithë popullit. Siç dihet, që e pagoi shumë shtrenjt atë diktaturë të egër.

Shehu thekson se kjo është një përbaltje edhe për ata që ranë dhe luftuan fashizmin e nazizmin për një Shqipëri të lirë.

Ishte ai diktator e ajo diktaturë, që tradhtoi e shkeli edhe mbi gjakun e sakrificat e tyre, qoftë edhe të popullit atdhetar e liridashës të Tepelenës, që njohu gjatë saj veçse vuajtjet, persekutimet, varfërinë.

Sipas tij, çdo të ndodhë në Gjermani apo Itali; sikur një kryebashkiak t’i thurte lavde në një ceremoni Hitlerit apo Musolinit.

Ndërsa, i kërkon përgjigje kryeministrit të vendit për faktin në fjalë./