AKTUALITET, 24 Janar 2020, 13:30

“Nuk jam unë ai i drogës sepse ai ka syze”, Manjani ironizon kryebashkiakun e Bulqizës: Ti ketë ardhur shikimi para SPAK


Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar kryebashkiakun e Bulqizës, Lefer Alla, i cili është thërritur në zyrat e SPAK për hetimin që ka nisur ndaj për përdorim kokaine.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manjani ka publikuar dhe fotot e Lefter Allës, i cili doli nga zyra e Prokurorisë Speciale Anti-korrupsion, pa syze.

Në postimin e tij ironik, Manjani shkruan se kryebashkiaku i cili është filmuar duke konsumuar kokainë, ka hequr syzet për të thënë se “nuk është ai i drogës sepse ai ka syze”.

“Shumë interesant! Zotëria paska qenë para SPAK dje pa syze… Ndoshta ka dashur të thotë që “sjam unë ai i drogës në video, sepse ai ka syze…”

Nëse Artan Hoxha ka të drejtë, lind pyetja: Ti ketë ardhur shikimi para SPAK, apo syzet i ka për përdorim të kufizuar?!”, thekson Manjani.