AKTUALITET, 27 Prill 2020, 12:50

Kruja pas Tiranës! Si ndryshon harta në bazë të të sëmurëve aktivë! Kush janë qytetet “imunë”

Kruja pas Tiranës! Si ndryshon harta në bazë të të


Shqipëria numëron deri tani 286 të sëmurë aktivë me koronavirus, ndërkohë që 422 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin.

Abc News ka bërë një përmbledhje të të gjitha qyteteve të prekura deri tani duke përllogaritur edhe numrin e të sëmurve aktivë në raport me të prekurit në total.

Vendin e parë të të sëmurëve aktivë vazhdon ta mbajë Tirana me 115 raste të tillë, ndërkohë që Kruja ndonëse e treta për numrin e të prekurve renditet para Shkodrës me të sëmurë aktivë me 40 raste më shumë. Ndërkohë Durrësi, një qytet me numër të lartë të prekurish 42 të tillë, numëron vetëm 5 të prekur ndërkohë që 37 të tjerë janë shëruar plotësisht.

Ndërsa Kurbini është qyteti që nuk ka asnjë të shëruar me 31 të prekur e të sëmurë aktivë njëhkohësisht në ndryshim nga Lezha, Rrogozhina dhe Tropoja ku janë shëruar të gjithë të infektuarit. Bilanc poizitv paraqet edhe Korça me 19 infeksione, ku 18 prej tyre e kanë fituar këtë betejë duke rezultuar negativë në të dy testet.

Harta, si renditen qytetet në bazë të personave të sëmurë akitvë me Covid-19.

-Tiranë, 115 raste

-Krujë, 84 raste

-Shkodër, 44 raste

-Kurbin, 31 raste

-Fier, 10 raste

-Kukës, 8 raste

-Durrës, 5 raste

-Elbasan, 3 raste

-Lushnje, 3 raste

-Has, 2 raste

-Mirditë, 2 raste

-Korçë, 1 rast

-Kavajë ,1 rast

-Vlorë, 1 rast

-Pukë, 1 rast

-Berat, 1 rast

-Mallakastër, 1 rast

-Mat, 1 rast

-Lezhë, 0 raste

-Rrogozhinë, 0 raste

-Tropojë, 0 raste