AKTUALITET, 1 Gusht 2019, 14:26

Kriza politike/ Meta-Ramës: Po të pres, sepse situata nuk është në interesin tënd

Kriza politike/ Meta-Ramës: Po të pres, sepse situata nuk


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në konferencën e fundit para nisjes së pushimeve, ka ritheksuar se zgjidhja e tij për krizën politike është mbajtja e tri palë zgjedhjeve: vendore, qendrore dhe presidenciale, në muajin tetor, me synimin për të marrë “dritën e gjlebër” të çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

I pyetur nga gazetarët në rast se zgjidhja mes forcave politike nënkupton tejkalimin e datës kushtetuese të 13 tetorit, Meta tha se kjo do të ishte e pamoralshme.Unë mendoj se nëse zgjidhja e krizës do të lihej për në shtator kjo do të tregonte një nivel shumë të lartë papërgjegjshmërie.Kjo do të ishte e papranueshme dhe e pamoralshme. Në vitin 2001 Shqipëria ka pasur të njëjtin hap integrues me Kroacinë, ne i nënvlerësuam detyrat tona, dhe ai që i paguan pasojat është populli shqiptar.

Më tëj, presidenti tha se do të jetë i gatshëm të presë reflektimin e kryeministrit Edi Rama, pasi sipas vijimi i krizës nuk është në interës të kreut të qeverisë. “Unë shpresoj shumë dhe në reflektimin e kryeministrit jam i gatshëm që ta pres, po gjithmonë kjo do të bëhet në mënyrë publike dhe të hapur. Nuk është në interesin e kryeministrit vijimi i kësaj situate.”