AKTUALITET, 1 Gusht 2019, 13:49

Dalin detaje, si u vra te dera e shtëpisë 40 vjeçari në Durrës

Dalin detaje, si u vra te dera e shtëpisë 40 vjeçari në


Një vrasje me armë ka ndodhur në mes të Durrësit. I vrarë ka mbetur Feriz Bardhi, i cili është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar në Itali për drogë. Feriz Bardhi ka qenë i arrestuar në Itali për drogë, në vitin 2012-të.

Feriz Bardhi është vrarë te dera e shtëpisë. Disa persona e prisnin Bardhin tek dera dhe sapo ai ka dalë, e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Fillimisht 40-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit të Durrësit, por ndërroi jetë në sallën e operacionit, duke mos i mbijetuar plagëve që kishte marrë.

Atentati ka ndodhur në lagjen nr.18 në qytetin bregdetar, pranë Kryqit të Kuq.

Në Itali Bardhi ka qenë i arrestuar për një sasi kokaine. Ai u kap bashkë me shqiptarin Arif Qelia. Në një makinë BMV X6, policia italiane zbuloi 700 gr kokainë. menjëherë u vendosën në pranga Feriz Bardhi dhe Arif Qelia.

Pista kryesore e hetimeve duket se është konflikti për drogën, por policia po vijon hetimet.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.08.2019, rreth orës 12:55, në lagjen Nr.18, Durrës, persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shtetasin F.B.,40 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i cili u transportua në Spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.