TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një skenar i mundshëm për Amerikën, parashikon 415.090 viktima nga Covid-19 deri në janar, thotë Instituti IHME në Universitetin e Uashingtonit. Skenari më i keq parashikon 600.000 vdekje deri më 1 janar.
Skenari i IHME në thelb parashikon që numri i vdekjeve do të dyfishohet në katër muajt e ardhshëm. Që nga e premtja, në SHBA janë regjistruar gati 6.4 milion infeksione dhe më shumë se 192,000 shtetas amerikanë kanë vdekur, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, shrkuajnë mediat e huaja.
Pavarësisht nga parashikimi i tmerrshëm, presidenti Donald Trump thotë se SHBA e ka menaxhuar shumë mirë situatën e pandeminë.
Nga ana tjetër Dr. Anthony Fauci tha se ai nuk pajtohet me deklaratat e presidentit.
“Ne po regjistrojmë rreth 40.000 raste në ditë dhe rreth 1000 viktima,”-deklaroi Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Amerikë.
Ai tha se pozitiviteti është në rritje në disa rajone të vendit.
“Jemi në disavantazh që tani me këto shifra, pasi po hyjmë në një situatë të pasigurt si vjeshta dhe dimri,”- u shpreh Fauci.
"SHBA mund të mos kthehen në jetën normale deri në fund të 2021", thotë Fauci, por ai është optimist se SHBA do të ketë një vaksinë deri në fund të këtij viti.