AKTUALITET, 1 Prill 2019, 18:16

Ndryshon shefi i komisariatit të Shkodrës, ikën Vasil Çela, vjen Lorenc Meta

Ndryshon shefi i komisariatit të Shkodrës, ikën Vasil

Pas zëvendësimit të ish-drejtorit të Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati me Niko Brahimajn, sot është bërë edhe ndryshimi i shefit të komisariatit.

Kështu, është larguar Vasil Çela dhe në vend të tij është emëruar, Lorenc Meta.

Gjatë karrierës së tij në polici, Meta ka qenë nëndrejtor i Policisë në Fier, në 2012, ndërsa së fundi punonte në sektorin e krimit ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Tri ditë më parë, Shkodra u trondit nga vrasja e dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali. Ata u ekzekutuan në një atentat para shtëpisë së tyre.

Shkodra është kthyer në “kryeqytetin e krimit”. Nga qershori i vitit 2018 deri më sot, ky qytet numëron dhjetë të vrarë në atentate dhe dy të zhdukur.

/TPZ.AL/