TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha po zhvillon një takim në qytetin e Koplikut me bizneset e vogla dhe banorët e zonës.
Gjatë një bashkëbisedimi me një tregtar, ky i fundit i ka treguar Bashës se ka kanë frikë të dalin në Shkodër, pas ngjarjeve të fundit ku mbetën të vrarë vëllezërit Bilali.
Por Basha ka quajtur si të papranueshme qëndrimin e Policisë, që sipas tij po thotë se bandat po hanë kokën me njëri-tjetrin.
Kreu i PD ka kërkuar që të zbardhet vrasja e vëllezërve Bilali, duke aluduar se pas saj mundë të fshihet dhe vetë shteti.
Diskutimi i Bashës me tregtarin
Tregtari: Kemi frikë me dal në Shkodër me pi kafe.
Basha: Dhe po thonë që bandat po hanë kokën me njëri-tjetrin. Kjo është përgjigja që jep policia. Po policia për çfarë paguhet?
Tregtari: Po ku e di unë. Ndoshta duke kaluar rrugës po më kapin mua!
Basha: Edhe ka ndodhur me njerëz të pafajshëm. Ajo vrasjet duhet zbardhur sepse janë përfshirë njerëz të pafajshëm, të cilët kanë dhënë kontribut për Shkodrën dhe demokracinë. Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu, ose për ndryshe ka gisht shteti, se s’ka rrugë tjetër. Drejtësi nuk ka, mundësi nuk ka dhe kjo i ka sjell njerëzit në dëshpërim.
Tregtari: Që në 2010. Të punësuar kam pasë para 3 viteve, por tani e largova, se s’kam me i paguar rrogat e sigurimet.
Jena në një situatë që para 3 viteve, gjimnazi ka pasë 700 nxënës, sot 350. Përveç krizës së nxënësve, është edhe kriza shpirtërore. Janë duke ikur edhe familjarët, jo vetëm të rinjtë. Jam 30 vjeç, me diplomë e nuk shoh asnjë perspektivë.
Situatë është e vështirë, por me ndihmën e Zotit, shpresoj të bëhet më e mira.
Basha: Me ndihmën e Zotit, por edhe me punën e njerëzve të ndershëm. Por është e vështirë, sepse tani nga 1 apo 2 taksa, paguani 5-6 taksa e tarifa. Edhe niveli i taksave është shtu. Kemi represion shtetëror mbi biznesin. E dyta, gjithçka që mund të shesim, e kanë uzurpu vetëm 2 njerëz. Gjithçka shkon në duart e këtyre dy njerëzve. me këto goditje, do ishte shkatërruar ekonomia gjermane, jo ekonomia jonë. Kjo situatë përcillet tek e gjithë ekonomia. Familjet zhyten në borxh e detyrohen të emigrojnë. Prandaj duhet çlirim, ndryshim i madh dhe ta përqafojmë të gjithë këtë ndryshim. Jo vetëm PD, por edhe biznesi i vogël, të gjithë. Ky sistem duhet shembur. Duhet shembur sistemi, pasi Rama është i rënë, ai i pari e di këtë.