TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Identifikohen 4 personat e plagosur në përplasjen me armë sot në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘5 maj’.
Bëhet fjalë për efektiven e policisë, Xhensila Sota, 27 vjeçe, Emiljano Prenga, 39 vjeç, Eltjon Bodinakun, 32 vjeç, (Dhendri i viktimës) si dhe Pavlo Vuksanin, 50 vjeç.
Personat e plagosur janë aktualisht të shtruar në spitalin e Elbasanit, ku një prej tyre është në gjendje kritike për jetën, ndërsa të tjerët jashtë rrezikut. Personi që është më rëndë është dhëndri i viktimës.
Ndërkohë, deri me tani është arrestuar Arbër Papleka, i cili dyshohet se është autori i krimit, ndonëse ai ka deklaruar se ka qëlluar për vetëmbrojtje. Po ashtu në kërkim është shpallur në kërkim Klement Xhaferri, një emër i njohur për policinë e Elbasanit.
Ai akuzohet i përfshirë në incidentin tek tregu në Elbasan, në 2017-ën, ku përplasi me makinë zëvendës drejtorin e policisë së këtij qyteti.
