AKTUALITET, 21 Prill 2021, 14:53

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, forcat RENEA nisen drejt Elbasanit

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, forcat RENEA nisen drejt Elbasanit

Forcat RENEA janë nisur drejt Elbasanit pas përplasjes me armë që ndodhi në lagjen “5 Maji”, e ku për pasojë i vrarë mbeti Pjerin Xhuvani i PS-së.

Xhuvani është vrarë në rrethana ende të paqarta ndërsa mësohet se ka edhe persona të plagosur.

Nga dy të plagosurit, njëri është punonjës i forcave “Shqiponja” i cili ka marrë plagë në këmbë.