AKTUALITET, 21 Prill 2021, 14:30

Ekzekutohet me armë zjarri një person në Elbasan

Ekzekutohet me armë zjarri një person në Elbasan

Një vrasje ka ndodhur këtë mesditë në Elbasan. Nga të dhënat e para, mësohet se është ekzekutuar me armë zjarri një emër i njohur në qytetin e Elbasanit.

I vrarë ka mbetur shtetasi Pjerin Xhuvani.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe kanë nisur nga puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Emri i Xhuvanit u përmend më 14 mars, mes personave të akuzuar nga Partia Demokratike se ishte pjesë e grupit që po shoqëronte kryeministrin Edi Rama në Elbasan.

Ndërkohë pritet reagimi i policisë për të dhënë detaje lidhur me vrasjen.