AKTUALITET, 21 Prill 2021, 14:50

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, mbetet e plagosur edhe një efektive policie

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, mbetet e plagosur edhe një efektive

Një vrasje ka ndodhur këtë mesditë në Elbasan. Nga të dhënat e para, mësohet se është ekzekutuar me armë zjarri një emër i njohur në qytetin e Elbasanit.

I vrarë ka mbetur shtetasi Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, i cili u denoncua pak kohë me parë në diten e verës pasi rrahu simpatizantët e PD-së. Ai ka qene me pare zyrtar i LSI-se qe ishte rekrutuar keto zgjedhje nga PS. Në vendin ku u vra Xhuvani ishte konstatuar një mjet që po shpërndante para, në kuadër të blerjes së votave për 25 Prillin.

Në vendngjarje janë mbledhur forca të shumta policie dhe 4 autoambulanca, pasi raportohet se ka mbetur i plagosur edhe një efektiv policie.