TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
Bëhet fjalë për, Arbër Papleka, ish efektiv i forcave Renea. Dyshohet se ai ka qëlluar me armë duke lënë të vdekur në vend Pjerin Xhuvanin.
Sipas gazetares Klodiana Lala, autori i dyshuar është pjestar i shtabit elektoral të Gazmend Bardhit në Elbasan.
Viktima Pjerin Xhuvani, u akuzua nga PD në përplasjen që ndodhi Ditën e Verës në Elbasan, si eksponent i PS-së, që dhunoi mbështetësit e opozitës. Po sipas PD, Xhuvani ka qenë i përfshirë në laboratorin e drogës në Xibrakë.