TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot pasdite në Ballsh, ku një burrë vrau me thikë gruan dhe kunatën.
Hajdarmataj shkruan se ky krim i ka tronditur zemrën dhe shton se bilanci dhunës ndaj grave nisi në mënyrë të frikshme.
“Më tepër se kurrë i domosdoshëm burg i përjetshëm për vrasësit e grave”, shton më tej ish-deputetja e PD.
POSTIMI I PLOTË
Krimi ndaj grave na tronditi zemrën këtë fillim viti. Ngjarje më të rëndë, në atmosferën ende të festës, nuk mund të ndodhte. Një burrë dhe baba pa gjak, mori jetën e një nëne dhe të një vajze të re.
Bilanci i dhunës ndaj grave nisi në mënyrë të frikshme. Më tepër se kurrë i domosdoshëm burg i përjetshëm për vrasësit e grave.