AKTUALITET, 8 Qershor 2018, 21:32

Krim i rëndë në Durrës, burri vret gruan

Krim i rëndë në Durrës, burri vret gruan
Vrasja e radhës në familje është shënuar në Durrës, ku një 42-vjeçar ka ekzekutuar bashkëshorten e tij 40 vjeçe. Burime policore bënë me dije se 40-vjeçarja ka shkuar e lënduar në kokë në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës rreth orës 19:55. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ti ardhur në ndihmë, Ardiana Shaholli ka ndërruar jetë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar i vrasjes është bashkëshorti i saj, Çlirim Shaholli 42 vjeç, i cili dyshohet se e ka goditur me mjete të forta. Mësohet se ai është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës dhe po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes. Familja banonte në lagjen në lagjen Nr.15, ku edhe dyshohet se është dhunuar gruaja, e cila ndërroi jetë më pas në spital. Raportohet se çifti, që kishte disa fëmijë, ishte në vështirësi ekonomike.

Njoftimi i policise:

Durrës
Informacion paraprak

Më datë 08.06.2018, rreth orës 19:55 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasia A.Sh. 40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta.

Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.