Desktop - General - 1
AKTUALITET, 8 Qershor 2018, 17:42

Shkel sipër minës, në gjendje të rëndë 45-vjeçari në Tropojë

Shkel sipër minës, në gjendje të rëndë

Një 45-vjeçar u plagos sot në Tropojë pasi shkeli sipër një mine.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Berishë. Mësohet se i plagosur ka mbetur Azgan Boci, i cili është transportuar me urgjencë për në spitalin e Barjam Currit, ndërsa raportohet se është një gjendje të rëndë për jetën.

Për shkak të gjendjes së vështirë, kërkohet ndihma me helikopter për ta transportuar 45-vjeçarin drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë, deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendin ku ndodhi aksidenti.