AKTUALITET, 8 Qershor 2018, 18:39

Trafiku i kokainës Gjermani-Shqipëri. Arrestohet korrieri i ‘mallit’

Trafiku i kokainës Gjermani-Shqipëri. Arrestohet korrieri i

Një shqiptar i shpallur në kërkim nga Gjermania për trafik droge është arrestuar këtë mëngjes nga policia e Riminit, raportojnë mediat lokale.

Sipas të njëjtave burime: H.H., 37 vjeç, bënte “korrierin” mes Shqipërisë dhe Gjermanisë për llogari të një organizate kriminale që ngriti në Bavari një rrjet tregtie kokaine shumë fitim prurës.

Rrjeti i trafikut u godit në pranverë nga policia gjermane. Ndaj shqiptarit, për të cilin autoritet gjermane kishin informacione se qëndronte në Rimini, një urdhër-arrest u nis drejt Italisë. Një aksion nisi për gjurmimin e shqiptarit që kishte marrë me qira një apartament në zonën e “Torre Pedrera” dhe punonte në një lokal në Viserba.

Pas arrestimit, ai u dërgua në burgun e Riminit, në pritje të ekstradimit në Gjermani.