AKTUALITET, 8 Qershor 2018, 18:52

Drejt konfirmimit, Shqipëria vendi ku do të ngrihet kampi i refugjatëve

Shqipëria me shumë gjasa do të jetë mikpritësja e qindra mijëra refugjatëve nga Lindja e mesme të bllokuar në disa shtete përgjatë asaj që quhet rruga e re ballkanike që nis nga Turqia dhe përfundon në Austri, raporton Klan Plus.

Ideja e Kancelarit austriak, Sebastian Kurz për të ndërtuar një kamp refugjatësh në një shtet europian jo anëtar të Bashkimit Europian ka gjetur pasqyrim në mediat botërore që aludojnë që Shqipëria është në garë të fortë me Ukrainën për të marrë milionë euro mbështetje nga 15 shtete europiane për t’u strehuar në bazë strehimi për refugjatët.

Në Shqipëri apo Ukrainë refugjatët duhet të presin mbi vendimin për kërkesën e azilit që duhet të paraqesin në vendet anëtare të Bashkimit Europian. Ata emigrantë nga Lindja e mesme që ende gjenden në Bashkimin Europian do të kthen në këtë qendër po ashtu. Rreziku është që refugjatët të cilët nuk do të përfitojnë azil, dhe ky numër pritet të jetë shumë i madh, do të mbeten në vendin ku do të ngrihet ky kamp refugjatësh.

 Çështja e ngritjes së këtij kampi do të diskutohet nga kancelari austriak Kurz në Berlin në datë 12 qershor me Kancelaren Angela Merkel dhe Ministrin e Brendshëm gjerman.