AKTUALITET, 8 Qershor 2018, 17:46

Plagosja në Vlorë, arrestohet autori. Emri

Plagosja në Vlorë, arrestohet autori. Emri

Arrestohet autori i dyshuar plagosjes me armë zjarri të 34-vjeçarit Eraldo Lazaj, ndodhur në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, 3 javë më parë.

Nikollaq Çepaj (Taullaraj), 34 vjeç, banues në Vlorë, është vënë në pranga nga policia e Vlorës.

Më 16 Maj në lagjen “Pavarësia”, brenda ambienteve të një lokali, Çepaj ka plagosur më armë zjarri bashkëmoshatarin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën dyshohet se 34-vjeçari ka kryer plagosjen dhe 1 automjet tip BMw X5 me targa AA838DS, me të cilën dyshohet se u largua nga vendngjarja.

“Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” janë akuzat që policia ka ndritur ndaj Çepajt.

Dyshohet se mes autorit dhe të plagosurit ka lindur një konflikt i çastit në lokal, që ka degjeneruar në plagosjen e Lazajt.