TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia në Rusi është vënë në kërkim të një personi pasi vrau të dashurën dhe më pas i nisi një video autoriteteve ku pranonte krimin.
Akshin Guseinov, 32 vjeç, vrau Viktoria Makarova, 26 vjeçe në banjo. Më pas e çoi në shtëpinë e familjes së saj ku torturoi dhe vrau vëllain e vogël të së resë, Dmitry, 9 vjeç.
Guseinov pranonte në një video që ishte autori i ngjarjes së rëndë. Sipas tij, e dashura po e tradhtonte me një person tjetër i quajtur Yuri.
Në fakt, siç përmendin mediat, as ky i fundit nuk e kishte idenë se Makarova ishte në lidhje me 32-vjeçarin.
Pas kësaj, vrasësi, i cili ka disa biznese në fushën e ndërtimit dhe turizmit shkoi në brigjet e Detit të Zi dhe u zhduk. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Sipas hetimeve, e reja vdiq si pasojë e plagëve në kokë. Ajo u gjet brenda në banjo. Vëllai i saj u torturua dhe më pas u vra.
“Dua ta them që në fillim, jam i çmendur”, thotë në video i riu.
Ai pranoi që kreu vrasjen pasi kishte mësuar se më 3 Dhjetor e dashura e kishte tradhtuar.