AKTUALITET, 24 Dhjetor 2018, 14:55

Dyshohet se fyen Erdogan, Prokuroria merr në pyetje dy aktorët

Dyshohet se fyen Erdogan, Prokuroria merr në pyetje dy aktorët

Prokurorët në Turqi janë duke hetuar dy aktorë të njohur mbi dyshimet se kanë fyer qeverinë e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Prokurorët në Stamboll njoftuan se aktorët Metin Akpinar dhe Mujdat Gezen janë ftuar për intervistim lidhur me komentet që ata i kanë bërë në një emision televiziv.

Dy aktorët kanë qenë të ftuar në televizionin pro-opozitar, Halk TV. dhe gjatë transmetimit aktori, Akpinar tha se Turqia duhet të zgjedhë qeverinë demokratike ose të shikojë sesi “liderët e saj janë të varur nga këmbët e tyre ose të helmuar bodrumeve”.

Presidenti Erdogan tha gjatë një pronocimi, por pa përmendur emra se “këta janë artistë të rremë dhe do ta paguajnë për këtë”, shkruan rel.

Goditja e Turqisë ndaj kundërshtarëve të perceptuar ka kapur deri tani shifren e 77. 000 arrestimeve lidhur me dyshimet për një grusht shteti të dështuar nga një fraksion në ushtri në vitin 2016.