TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mund të ketë përfunduar aventura e Sokol Cikalleshit te skuadra e Osmanlisporti. Sipas medieve turke, sulmuesi mund të rikthehet te skuadra e Gëztepes. Kavajasi u huazua në verë, por drejtuesit duket se janë bindur nga aftësitë e kavajasit dhe kanë gati për t’i bërë një vend në skuadër.
Duhet të përmendim se Cikalleshi nuk mund të luajë me asnjë skuadër tjetër veç Osmanlisporit dhe Gëztepes. 28-vjeçari ka kaluar një periudhë dëmtimi çka e ka detyruar që të mungojë për një kohë të gjatë. Gjatë këtij sezoni sulmuesi kuqezi luajti në 9 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës, duke shënuar dhe dy gola.
Një situatë jo të mirë po kalon edhe Mërgim Mavraj në Greqi, me Arisin që po sheh mundësinë për të ndërpresë bashkëpunimin me kapitenin kuqezi. Paraqitjet e qendërmbrojtësit nuk kanë qenë ajo që në Greqi kanë pritur, ndaj me shumë gjasa Mavraj duhet të kërkojë një destinacion të ri.