TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha në fjalën e mbajtur në Akademinë Politike 2018 të FRPD, i organizuar me mbështetjen e fondacionit Konrad Adenauer deklaroi mbështetje të plotë për protestën e studentëve, ndërsa nuk kurseu kritikat ndaj qeverisjes së Edi Ramës.
Ky takim është mbajtur gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot ish-kryeministri e ka shpërndarë atë për ndjekësit në llogarinë personale në “Facebook”.
“Ju keni qenë edhe jeni, pjesë e rëndësishme të asaj protestës studentore, e cila po iu bie borive anë e mban Shqipërisë me mesazhin se Shqipëria do të ecë e sigurt drejt BE-së. Sistemi i Ramës quhet Kakistokraci, më i keqi i të këqijve.
Ky është regjimi i Edi Ramës. Ky është regjimi i grushtit të shtetit. Të rinjtë shqiptarë do të triumfojnë.
Iu bëj thirrje çdo qytetari, të rinjve dhe të rejave, prindërve që të bashkohem me studentët.
Flamuri i tyre duhet të fitojë, e drejta e tyre duhet të fitojë. Sistemi i tyre që duan të fitojnë, është sistemi i duhur. Shqipëria nuk bëhet zonjë e Europës me krim dhe drogë”, tha mes tjerash Berisha.