LIFESTYLE, 27 Gusht 2019, 11:24

Krah për krah me Julian Dedën, Ermal Mamaqi thumbon hapur Gent Zenelajn

Krah për krah me Julian Dedën, Ermal Mamaqi thumbon hapur Gent


Pak kohë më parë Ermal Mamaqi ndau një pozë të vjetër me dy kolegët dhe miqtë e tij, Julian Deda dhe Gent Zenelaj, duke na dhënë shpresë se mund të kishte një rikthim të treshes së njohur me një bashkëpunim të ri.

Por, mesa duket Gent Zenelaj nuk ka pranuar të bashkëpunojë në filmin e ri të Ermal Mamaqit, duke marrë pjesë vetëm Julian Deda, i cili ka ndërruar dhe model flokësh për xhirimet e pjesës.

Megjithatë Ermal Mamaqi nuk ka lënë pa i shkruar dy fjalë për aktorin e humorit, Gent Zenelajn.

“I lumtur që Jul Deda do jetë pjesë e filmit tim. Mirë do ishte që të ishte dhe Gent Zeneli po hajt mo… herën tjeter..”– shkruan Ermal Mamaqi përkrah postimit me Jul Dedën.