LIFESTYLE, 26 Gusht 2019, 12:30

“Unë e ndiej dhimbjen tuaj”, Bleona Qereti gjen veten tek ndarja e Norës me Robertin, prek me dedikimin

“Unë e ndiej dhimbjen tuaj”, Bleona Qereti gjen veten tek


Për herë të parë, Robert Berisha pranoi publikisht ndarjen nga Nora Istrefi mbrëmje e djeshme.

Roberti e deklaroi diçka të tillë publikisht, përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagram-it.

Por kjo deklaratë e bujshme e tij është komentuar sot nga Bleona Qereti, e cila ka inkurajuar Robertin e Norën duke iu uruar që ta kapërcejnë shpejt këtë situatë, teksa iu uron fat të dyve.

“Fat të mirë për të dy. Ndryshe nga njerëzit e tjerë unë ndjej dhimbjen tuaj dhe atë që po kaloni. Do ta kapërceni këtë. Ju dua të dyve”, ka shkruar Bleona.

Këngëtarja Qerreti tashmë e ndarë prej kohësh nga ish bashkëshorti i saj, Gani Bardha, siç duket e ndjen dhimbjen e ndarjes së tyre.