LIFESTYLE, 27 Gusht 2019, 09:44

FOTO/ “Dhia Kols ka prerje më të bukur”, Aulona Musta sherr me ndjekësin që ‘i përqeshi’ pamjen e re: Mjel lopën gjithë ditën


Moderatorja Aulona Musta ka publikuar një foto, ku me make up e përgatitur për një event të rëndësishëm ka bërë dhe një krehje të flokëve me balluke.

Mirëpo, si gjithmonë disa ndjekës jo vetëm që janë kritikë, por arrijnë edhe në mesazhe tallëse, deri në ofenduese.

“Dhia e Kols ka prerje ma të bukur”- shkruan një ndjekëse në postimin e moderatores.

Por, Aulona Musta di t’i tregojë vendin gjithnjë komenteve të tilla: “Zemra vogël, kështu është kur kalon gjithë ditën duke kullotur dhitë dhe mjel lopët, vetëm ato të dyja njeh, e ke të ngushtë rrethin e miqësisë”.