Ditën e djeshme me anë të një postimi të gjatë këngëtari Robert Berisha njoftoi të gjithe ndjekësit e tij se ai ishte ndarë nga nga bashkëshortja e tij Nora Istrefi.
Në postimin e bërë këngëtari ka falënderuar bashkëshorten për të mirat që ja ka dhuruar gjatë gjithë këtyre viteve.
Ndonëse nuk dihen ende shkaqet që çuan çiftin drejt këtij vendime, Prive.al ka zbuluar disa detaje të reja.
Thuhet se prej kohësh, Nora dhe Roberti nuk jetojnë më në të njëjtën shtëpi.
Ndonëse për publikun lajmi i ndarjes erdhi i papritur (pavarësisht zërave që qarkullojnë prej kohësh), miqtë e ish-çiftit e dinë prej kohësh situatën e tyre.
Gjithësesi po si pas këtyre burimeve, bëjnë me dije se Nora vazhdon të jetojë bashkë me vajzën në shtëpinë ku dikur jetonin të tre, ndërsa Roberti është zhvendosur në një tjetër banesë, ku jeton i vetëm.