AKTUALITET, 26 Prill 2021, 16:38

KQZ nxjerr shifrat e fundit nga numërimi i votave, ja kush kryeson deri tani

KQZ ka përditësuar rezultatin e zgjedhjeve deri në orën 16:21.

Janë numëruar 2355 nga 5199 qendra votimi. Partia Socialiste e Shqipërisë deri në orën 16:21 nga të dhënat e KQZ-së kryeson me 48.79 % të votave të numëruara, PD renditet në vendin e dytë me 39.29 % më pas vjen LSI me 7.02 % dhe surpriza Tom Doshi 2.13 %

Nga të dhënat e deritanishme, PD është në avantazh në 3 qarqe, përkatësisht në veri, në Shkodër, Kukës dhe Lezhë.

PS udhëheq në 9 qarqet e tjera të vendit. Në nivel bashkie, deri tani kanë përfunduar numërimet në 9, 7 i ka fituar PS dhe 2 PD.

Rezultatet paraprake në rang vendi sipas KQZ: