AKTUALITET, 26 Prill 2021, 14:47

Fitorja e PS në Kolonjë, Olta Xhaçka: Krenare! Do të bëjmë realitet projektet që kemi diskutuar!

Fitorja e PS në Kolonjë, Olta Xhaçka: Krenare! Do të
Kandidatja e PS-së për deputete, Olta Xhaçka përmes një mesazhi ka falënderuar elektoratin për rezultatin e zgjedhjeve në Kolonjë, ku e majta fitoi. Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Xhaçka pohoi se ndihej krenare, ndërsa shtoi se Kolonja është kampione e këtyre zgjedhjeve. REAGIMI I XHAÇKËS FALEMINDERIT KOL?NJA! Faleminderit çdo socialisti e socialisteje, çdo votuesi të PS që dje na mbeshtetën me të shumtë se kurrë! Jam pa fjalë, ndihem krenare, por edhe e përunjur nga kjo shfaqje e jashtëzakonshme besimi! Kolonja është sot kampione e këtyre zgjedhjeve. Me një rezultat të thelluar ndjeshëm, duke i dhënë Partisë Socialiste 53.3% të votës, 20% më shumë vota sesa opozita e marrë sëbashku. Ju e bëtë tuajën, tani na takon ne të bëjmë realitet ato punë e projekte që kemi diskutuar bashkë në çdo mbledhje e takim, për t’i dhënë Kolonjës atë që meriton! Faleminderit të gjithëve!? Një falenderim nga zemra edhe për vëllezërit e motrat kolonjarë që nuk na votuan, por që ama, bashkë me ne, e kthyen 25 prillin në një festë demokracie e qytetarie! ?? SHQIPËRIA E ARDHMJA JONË ?

FALEMINDERIT KOL?NJA! Faleminderit çdo socialisti e socialisteje, çdo votuesi të PS që dje na mbeshtetën me të shumtë...

Posted by Olta Xhacka on Monday, April 26, 2021