AKTUALITET, 26 Prill 2021, 14:21

Sherr mes dy personave në Vlorë, njëri plagoset me sende të forta! Ja çfarë thotë policia

Sherr mes dy personave në Vlorë, njëri plagoset me sende të


Policia e Vlorës thotë se dy persona janë shoqëruar në polici, pasi janë konfliktuar me sende të forta me  njëri-tjetrin, ku si pasojë njëri ka mbetur i plagosur.

“Rreth orës  12:20, në lagjen “Partizani”, Vlorë, shtetasi V. V., 36 vjeç është konfliktuar me sende të forta me shtetasin F. S., 37 vjeç, i cili ka marrë dëmtime të lehta.

Të dy këta shtetas janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.