AKTUALITET, 26 Prill 2021, 15:23

ODIHR prezanton raportin paraprak të zgjedhjeve: Nuk pati fushatë dinamike, mesazhet u fokusuan te krerët e partive dhe shit-blerja e votave

ODIHR prezanton raportin paraprak të zgjedhjeve: Nuk pati fushatë

OSBE- ODIHR ka publikuar sot raportin paraprak mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri.

Koordinatori special dhe drejtuesi afatshkurtër i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR në Tiranë, Azay Guliyev, tha se fushata elektorale nuk pati dinamikën e duhur, pasi mesazhet u fokusuan më shumë te liderët politikë.

“Të dhënat që janë publikuar, të dhënat personale për shtetasit shqiptar, patjetër që kanë përbërë problem. Kjo është një thyerje privatësie dhe konfidencialitet, një pikë shqetësuese që vlen për tu përmendur”.

Në raportin e saj OSBE-ODIHR ka përmendur edhe ngjarjen e rëndë që ndodhi katër ditë para votimit, në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë, duke theksuar se ajo duhet të zbardhet dhe dhuna duhet “të dënohet, jo të tolerohet”.

“Duam të dënojmë incidentin e dhunshëm ku mbeti një person i vrarë në Elbasan e u plagosën disa. Ky është një incident, duke ndikuar negativisht.

Ky incident duhet të hetohet patjetër dhuna nuk duhet të tolerohet por të dënohet.

Nga ana jonë dua të them që do të vazhdojmë të monitorojmë. Duhet të theksoj se gjithcka duhet të bëhet në interes të shqiptarëve e i bëj thirrje të gjitha palëve që gjithcka ta bëjnë në interes të shqiptarëve”.

Duke folur mbi median, ai tha se “patjetër që ka ndikim politik në mediat në Shqipëri.

@KQZ operoi në mënyrë transparente dhe ka gëzuar besimin e të gjithë aktorëve. Sa i përket fushatës, të gjitha subjektet zgjedhore bënë fushatë në mënyrë të lirë, pavarësisht kufizimeve të Covid-it. Megjithatë, fushata nuk pati dinamikën e duhur, sepse mesazhet e fokusuan te liderët e partive, dhe jo te programet. Pretendimet për shit-blerjen e votës ishin në fokus të fushatës, duke treguar se kjo është akoma problem”.