AKTUALITET, 26 Prill 2021, 14:33

“Gjithçka po flet në favor të ndryshimit”- Flamur Noka: Pritshmëria jonë është fitore e padiskutueshme!

“Gjithçka po flet në favor të ndryshimit”- Flamur

Kandidati për deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka në një deklaratë për mediat tha se “PD është në një avantzh të thellë”.

“Ata menduan se po numërojnë kutitë e tyre me idenë se janë mirë, e tani e kanë bllokuar numërimin. Gjithçka po flet në favor të ndryshimit”, tha Noka, duke sqaruar ngërçin me numërimin e votave në Paskuqan.

I pyetur se cila është pritshmëria në kampin opozitar, Noka u përgjigj:

“Pritshmëria jonë është fitore e padiskutueshme, është fitorja më e thellë që Paskuqani ka korrur ndonjëherë, në fund do shihni edhe Kamzën edhe gjithë Shqipërinë”.