TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, në fshatin Nec, pasi një person ka qëlluar për vdekje një tjetër.
Mediat kosovare raportojnë se autori i dyshuar i ngjarjes, emri i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, 26 fishekë dhe një predhë fisheku.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar komisariat, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morg për ekspertizë.