AKTUALITET, 25 Prill 2020, 12:14

Kruja vatra më e rrezikshme e koronavirusit, në gjashtë qytete shtohen raste të reja

Kruja vatra më e rrezikshme e koronavirusit, në gjashtë qytete


Kruja mbetet vatra më e rrezikshme e koronavirusit në Shqipëri, të paktën deri më tani.

Janë 18 raste të reja në këtë qytet dhe të gjitha kanë lidhje me fasoneritë.

Ndërkohë hartë së të infektuarve me koronavirus i është shtuar Mati, kontakt i një prej rasteve pozitive të Krujës që lidhet me vatrën në fasoneri.

Gjashtë raste të reja janë në Kukës, kontakte të policit që u zbulua dje. Katër raste në Tiranë, që lidhen me vatrën në institucionin e vuajtjes së dënimit (burgu 313), janë dy raste në Kurbin, një rast në Lushnje, një rast në Berat dhe një rast i importuar nga Greqia, i identifikuar gjatë qëndrimit në karantinë në Përmet, i cili aktualisht po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë.

Me shtimin e rasteve të reja është rritur edhe numri i të shtruarve në spital.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. Katër pacientë janë në terapi intensive, nga të cilët një është i intubuar Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë tetë pacientë të shtruar.

Katër pacientë janë në terapi intensive nga të cilët dy pacientë janë të intibuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë”, – tha Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.

Edhe numri i të infektuarve aktivë është rritur dhe ka shkuar në 282.