AKTUALITET, 25 Prill 2020, 12:37

DETAJE/ Prindërit e ndarë, shkoi të takonte nënën: Si u infektua 15 vjeçarja në Mat

DETAJE/ Prindërit e ndarë, shkoi të takonte nënën: Si u


Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi rastin e parë me koronavirus në Mat.

Bëhet fjalë për një 15 vjeçare nga një fshat tre kilometra larg Burrelit, e cila kishte udhëtuar ditët e fundit në Fushë-Krujë për të takuar nënën pasi prindërit janë të divorcuar, raporton Abc News.

Dyshohet se vajza është infektuar pasi takoi dhjetë ditë më parë nënën në Fushë-Krujë, e cila punonte në një fasoneri dhe gjithashtu ishte e infektuar.

Fushë-Kruja, Laçi dhe Kruja janë kthyer në vatra të rrezikshme koronavirusi gjatë dhjetë ditëve të fundit në vend për shkak të një fasonerie.

ISHP konfirmoi 34 raste të reja me koronavirus sot duke e çuar në 712 numrin total të të prekurve.

Raste të reja sot:

-18 raste në Krujë

-6 raste në Kukës

-4 raste në Tiranë

-2 raste Kurbin

-1 rast Lushnje

-1 rast Berat

-1 rast i importuar nga Greqia

-1 në Burrel.