AKTUALITET, 25 Prill 2020, 12:30

Kollë dhe temperaturë, një 16 vjeçare infektohet me koronavirus në Berat

Kollë dhe temperaturë, një 16 vjeçare infektohet me


Berati është shfaqur sërish në hartën Covid-19 të Shqipërisë me një tjetër rast pas shërimit të një të prekuri disa javë më parë.

Bëhet fjalë për një 16 vjeçare nga fshati Kostren i Beratit, e cila është konstatuar pozitive me koronavirus, raporton Abc News.

E reja ka patur temperaturë dhe rrjedhimisht ka kërkuar ndihmën e mjekëve, të cilët pas bërjes së testit konstatuan se ishte pozitive. Nuk dihet ende se si u infektua 16 vjeçarja.

Vajza është izoluar në shtëpi bashkë me familjarët e tjerë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Raste të reja sot:

-18 raste në Krujë

-6 raste në Kukës

-4 raste në Tiranë

-2 raste Kurbin

-1 rast Lushnje

-1 rast Berat

-1 rast i importuar nga Greqia

-1 në Burrel.