TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në Tiranë, ku një 60 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga lartësia e një spitali.
Abc News raporton se ngjarja ka ndodhur në spitalin e Sanotariumit.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, ku dyshohet se shtetasi me iniciale L.S. 60 vjeç është vetëhedhur nga lartësia e një spitali, ku si pasojë ka ndërruar jetë.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje.
“Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.