AKTUALITET, 30 Nëntor 2020, 08:46

Vetëvendosje fitoi zgjedhjet në Podujevë, reagon Vjosa Osmani: Ti ke zë

Vetëvendosje fitoi zgjedhjet në Podujevë, reagon Vjosa Osmani: Ti
Presidentja në Detyrë në Kosovë, Vjosa Osmani ka reaguar pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje mbrëmë në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën në komunën e Podujevës. Osmani ka postuar një këngë në rrjetet sociale dhe shkruan se ti ke zë. Ajo ka postuar duetin e Alicia Keys dhe Brandi Carlile që është publikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në SHBA, për t’i inkurajuar votuesit që sa më shumë të dalin në zgjedhje. “Sepse, ti ke zë”, shkruan Osmani. Podujeva shkoi në zgjedhjet e parakohshme pasi kryetari i saj, Agim Veliu, la detyrën për t’u bërë pjesë e qeverisë në muajin shkurt të këtij viti. Në garën për kryetar të Podujevës kanë qenë Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje, Nexhmi Rudari i LDK-së dhe Naim Fetahu i PDK-së. Shpejtim Bulliqi do ta udhëheqë komunën për 8 muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjet komunale në të gjithë Kosovën, pra në fund të vitit 2021.